Ad imageAd image

Përmbytet fabrika, çokollata pushton rrugët

1 min lexim

Një fabrikë çokollate e quajtur ‘DreiMeister’ në periferi të qytetit Werl, në Gjermani, ishte përmbytur.

Si pasojë e përmbytjes, rrugët ishin mbushur me çokollatë të shkrirë për një kohë të gjatë. Kanë qenë zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur pastrimin e rrugës për disa orë.

Në rrugë ishte derdhur rreth 1 ton çokollatë e shkrirë.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Rreth një ton çokollatë së pari rrodhi në oborr e më pas edhe në rrugë”, ka deklaruar një zjarrfikës.

Mësohet se për pastrimin e rrugës u deshën plot 25 zjarrfikës.

Ndani këtë artikull