Ju bien flokët? Ja disa mënyra për ti trajtuar

Hënë, 09 July 2018 11:06

1. Lëng qepe

Përmbajtja e lartë në sulfur e lëngut të limonit ndihmon në rritjen e flokëve. Nuk janë bërë shumë kërkime shkencore në lidhje me këtë, megjithatë një studim ka treguar se kjo kurë me qepë funksionon për pacientët me alopecia areata, gjendje që shkakton rënie të flokëve. Gjatë një  eksperimenti të kryer tek disa vullnetarë, një grup prej tyre aplikoi lëng qepe në skalp dy herë në ditë, ndërsa pjesa tjetër përdori ujë çezme. Pas 2 javësh, 74% e grupit që u trajtuan me lëng qepe filluan që t’u dilnin flokë të rinj. Nëse e provoni këtë kurë, duhet të përdorni edhe ndonjë përbërës tjetër për të larguar aromën  paksa të rëndë të qepës.

2. Hekur

Kjo lëndë ushqyese ndihmon trupin në prodhimin e gjakut, dhe nivelet e ulëta të saj lidhen me rënien e flokëve. Arsyeja nuk është e qartë, megjithatë sigurohuni të konsumoni sa më shumë ushqime të pasura me hekur, si mish, peshk, brokoli dhe të gjitha llojet e perimeve. Flisni me mjekun para se të përdorni pilula të hekurit. Dozat e larta të tij mund të shkaktojnë të vjella dhe kapsllëk.

3. Biotina

Disa mjekë e rekomandojnë biotinën (apo vitamina B7) për rënien e flokëve. Këtë lëndë ushqyese mund ta merrni edhe nga ushqimet, si vezët, gruri dhe kërpudhat.

4. Çaji jeshil

Një ekstrakt i prodhuar nga përbërësit e çajit jeshil ndihmon me një sërë problemesh shëndetësore, përfshirë edhe rënien e flokëve. Përbërësi i quajtur EGCG ndihmon me rritjen e flokëve. Mund të përdorni edhe suplemente të çajit jeshil, por vetëm me rekomandimin e mjekun. Disa përmbajnë edhe përbërës të tjerë që mund të shkaktojnë probleme nëse merren në doza të larta.

5. Vaji i farave të lulediellit

Dozat ditore të vajit të farave të lulediellit mund të ndihmojnë në rritjen e flokëve. Një studim i vogël ka zbuluar se burrat që morën 4 kapsula me vaj të farave të lulediellit për 6 muaj pësuan rritje të flokëve me 40%.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...