"Çmendet" moti pas të mërkurës, ja sa shkojnë temperaturat

Hënë, 09 July 2018 13:34

Shirat do të vijojnë të bien në disa zona të vogla të vendit edhe gjatë kësaj jave, por pritet që nga dita e enjte dhe në vijim do të ketë rritje të temperaturave, të cilët pritet të shkojnë deri në 35 gradë.

Sipas Meteoalb, pjesa e parë e javës mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të dendura gjatë pasditeve në zonat malore duke sjellë shira afatshkurtër kryesisht në Veri dhe zonat Lindore, por më pak të rrezikuara janë qytetet e zonës së ulët si Tirana, Elbasani, Fieri dhe Berati; bregdeti mbetet kryesisht me kthjellime, kryesisht ai Jugor.

Pas të enjtes dhe në fundjavë priten kthjellime në 85% të vendit por vranësira lokale zhvillohen kryesisht në Veri – Verilindje ku do të ketë edhe shira të izoluar.

Tabloja termike vijon pa ndryshime të ndjeshme deri mesditën e së mërkurës duke ruajtur vlera tipike të muajit korrik pasi maksimumet termike qëndrojnë rreth vlerës 33°C.

Dita e enjte dhe fundjava sjellin rritje të temperaturave duke bërë që maksimumi të ngjitet mbi 35°C.

Modifikuar më Hënë, 09 July 2018 13:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...