Ndonjëherë duket e komplikuar të kuptosh se kush do ta bëjë hapin e parë. E komplikuar është edhe të dish se si do të shkojnë më pas punët, kush do të dojë më tepër, kush do të ofrojë më tepër dhe deri ku do të arrihet në atë lidhje.
Meshkujt kthehen, kurse femrat largohen përgjithmonë.
Meshkujt fillimisht argëtohen me lidhjen e re, më pas vuajnë në heshtje, analizojnë gjithçka, krahasojnë lidhjen aktuale me të shkuarën, bëjnë udhëtime për të të harruar, flasin me miqtë e tyre, por në fund kthehen. Meshkujt nuk e përjetojnë mirë faktin që mund t’ju shohin të lumtur tashmë, ndërkohë që kur ishit me ta, nuk ishit kaq të lumtura. Mbi të gjitha, nuk e durojnë dot t’ju shohin të kapura dorë për dore me një mashkull tjetër. Janë pikërisht këto arsyet se pse djemtë kërkojnë të rikthehen në marrëdhëniet e shkuara, shpesh duke kërkuar falje për gabimet e bëra.
Ndërsa femrat largohen përgjithmonë. Vuajnë, qajnë, kujtohen, jetojnë momentin, mbajnë në zemër një pjesë të personit të shkuar, por kurrsesi nuk kthehen më në lidhje me të, shkruan bota.al. Edhe pse nuk e harrojnë dhe ende e mbajnë në zemër, sërish largohen prej jetës së tij. Një femër nuk e pranon kurrsesi të jetë si një trofe që ju e fitoni për ta çuar në shtrat. Ato largohen sepse nuk e bëjnë dot më, sepse nuk shohin një të ardhme për marrëdhënien tuaj, sepse janë lodhur duke ju dhënë mundësi që ju i keni keqpërdorur. Ato nuk kthehen, sepse e dinë se gjithçka do të përsëritet. Largohen dhe i lënë vendin një dashurie të re në zemrën e tyre.