8 shenja nëse jeni të sëmurë pas seksit, OBSH e quan “çrregullim mendor”

E mërkurë, 11 July 2018 12:55

Sjellja seksuale kompulsive, e njohur ndryshe si varësia ndaj seksit, është një obsesion i ethshëm i shfaqur përmes fantazive, nevojave dhe sjelljes seksuale. Kur vjen fjala tek seksi, pak nga ajo që ti dëshiron, mund të ketë lidhje me anën tënde shpirtërore.

Por mjekët e pranuan këtë javë se kur obsesioni seksual nis të të degradojë të gjithin, atëherë ai mund të bëhet i rrezikshëm. Varësia ndaj seksit, e njohur në terma mjekësorë si sjellje seksuale kompulsive, tashmë klasifikohet një sëmundje mendore, një çrregullim i trurit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.

Përfshirja në listën e sëmundjeve të OBSH-së, vjen pak kohë, pasi aty u shtua në këtë listë edhe varësia ndaj video-lojërave.

Doktoresha, Valerie Voon ka treguar për anglezen The Sun se sjelljet e papërmbajtura seksuale, “përpiqen të mbahen të fshehta nga pacientët, sepse konsiderohen të turpshme”, që do të thotë se të varurit nga seksi nuk kërkojnë ndihmë mjekësore.

 “Vendimi për ta klasifikuar si sëmundje është një hap shumë i rëndësishëm, sepse lejon shumë pacientë të kuptojnë se ata vuajnë nga një problem” thotë ajo për The Sun. “Vendimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë e nxjerr problemin në dritë, kështu që edhe vetë të sëmurët, do të jenë më të aftë ta kuptojnë dhe të kërkojnë ndihmë” thotë ajo.

Por si mund ta kuptosh kur fantazitë e tua seksuale dhe sjelljet e tua, janë kthyer në një problem? Varësia ndaj seksit përfshin një numër eksperiencash, që nga masturbimi, seksi online, seksi me disa partnerë, pornografia apo seksi me pagesë.

Në shumicën e rasteve, këto mund të jenë pjesë e një jete seksuale të shëndetshme, por kur ekuilibri prishet, kur fantazitë dhe sjelljet bëhen problematike dhe të vështira për t’u kontrolluar, atëherë këto janë shenja të varësisë.

Është shumë e rëndësishme, që të njihen shenjat e para të varësisë, sepse ndërhyrja në kohë dhe trajtimi mund të ndalë pasojat që janë prishja e një marrëdhënieje, vetëvlerësimi i ulët, karriera apo edhe shëndeti.

Tetë shenjat se jeni të prekur nga sjellja kompulsive seksuale, e njohur ndryshe si hiperseksualiteti dhe varësia ndaj seksit janë si më poshtë:

  • • Fantazi seksuale të përsëritura dhe intensive, nevoja dhe sjellje – që të marrin shumë nga koha jote dhe e ndjen që po dalin jashtë kontrollit
  • • Kur tërhiqesh drejt një sjelljeje të caktuar seksuale dhe ndjen një shkarkim tensioni pas seksit- po ashtu ndjesi faji dhe një ndjenjë pendimi
  • • Masturbim i papërmbajtur- në të vërtetë nuk ka një përgjigje përfundimtare se kur është “shumë”, por kur e sheh se dita po të ndryshon, atëherë është mirë të ndaleni dhe të reflektoni
  • • Kur je përpjekur, por ke dështuar në reduktimin e fantazive, nevojave dhe sjelljeve seksuale
  • • Kur e sheh seksin si shpëtim nga probleme si vetmia, depresioni, ankthi apo stresi
  • • Kur e fut veten në telashe, apo edhe në situata të papëlqyeshme- si marrëdhënie jashtëmartesore, seks i pambrojtur, ose kur shpenzon shumë kohë duke parë porno.
  • • Përfshirja në aktivitete seksuale të jashtëligjshme- ekspozime të turpshme në publik apo krime seksuale që përfshijnë pedofilinë
  • • Kur ke probleme në ruajtjen e një marrëdhënieje të shëndoshë

se 2

Sjelljet kompulsive seksuale mund të përkeqësohen me kohën, ndaj është e rëndësishme të kërkohet ndihmë mjekësore kur ka një problem. Për ta kuptuar më mirë nëse vuani nga varësia ndaj seksit, pyeteni veten

  • • A mund t’i kontrolloj impulset seksuale?
  • • A është sjellja ime seksuale shqetësuese?
  • • A po e dëmton marrëdhënien time, a po ndikon në punë time dhe a po sjell pasoja negative në jetën e përditshme?
  • • A po përpiqem ta fsheh sjelljen time seksuale?

Gjëja e parë që duhet bërë është të lësh mënjanë turpin dhe frikën. Psikologët janë në dijeni të plotë të këtyre lloj problemeve dhe nuk do të të gjykojnë.

Për më tepër që, ajo çfarë i thua doktorrit është konfidenciale- për sa kohë nuk ke dëmtuar veten apo nuk ke kryer veprime të paligjshme- ndaj diçka e tillë do të mbesë rreptësisht mes teje dhe mjekut./ The Sun, Përshtati në shqip Lapsi.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...