Aktorja e filmave pornografikë Stormy Daniels u arrestua të enjten herët në mëngjes në një klub striptizmi në shtetin verilindor të Ohajos.
Avokati i zonjës Daniels tha se kërcimtarja ekzotike akuzohet se i ka lënë klientët ta prekin, në kundërshtim me ligjin e shtetit të Ohajos. Avokati Michael Avenatti i tha agjencisë Associated Press se disa klientë e prekën atë në mënyrë jo-seksuale.
Zonja Daniels, emri zyrtar i së cilës është Stephanie Clifford ndodhet në paraburgim dhe pritet të përballet me akuzën për shkelje të ligjit.