Për shumë persona mbipesha është një problem mjaft i madh. Njerëzit obezë janë më të predispozuar ndaj disa sëmundjeve të rënda.
Dietat e ndryshme dhe stërvitja janë këshillat për njerëzit që duan të heqin kilet e tepërta.
Nëse tek disa kilet e tepërta janë rezultat e metabolizmit, te shumë të tjerë ajo është rezultat i mënyrë së të ushqyerit.
Hulumtuesit kanë bërë një zbulim sa të çuditshëm aq edhe të rëndësishëm së fundi që lidh shtimin në peshë me përdorimin e telefonit.
Këshillohet që të mos përdoret telefoni apo mos të shikoni televizor kur konsumoni vaktin tuaj.
Ko pasi truri shpërqendrohet dhe nuk e regjistron siç duhet procesin e ushqyerjes.
Kjo bën që jo shumë vonë nga vakti ju do konsumoni sërish ushqim dhe kështu ndikoni në shtimin në peshë.