×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Efekti “Gaslight”, ç’do të thotë kur tjetri tenton t’ju manipulojë?

E mërkurë, 18 July 2018 19:36

Psikologët përdorin termin “gaslight” (ndriçim me gaz) për t’iu referuar një lloji specifik të manipulimit ku manipulatorët përpiqen të krijojnë dyshime për realitetin, kujtimet apo perceptimet tek një person tjetër apo një grup personash. Dhe ky është një problem serioz, sipas psikologëve.

“Është gjithmonë e rrezikshme. Rreziku për t’u larguar nga realiteti yt është tepër ekstrem”, thotë Robin Stern për NBC News, autor i “The Gaslight Effect”.

Mund të nisë me fyerje të vogla, por problemi është se mblidhen këto raste të vogla për të pyetur gjykimin tuaj apo realitetin dhe bëhen një “top i madh”. Mund të përfundoni një rreth ku nuk mund të negocioni me jetën e përditshme me mendje të qartë, të përqendrohesh, të bësh vendimet e duhura dhe të kesh ndjesinë e mirëqenies, thotë Stern.

Efekti “Gaslighting” ndodh në lidhjet personale si për shembull, një bashëshort abuzues, dhe në raste të rralla tek prindërit, në lidhjet profesionale, një shef manipulator apo koleg, madje dhe nga figurat publike. Nuk ka rëndësi se ku ndodh vijon Stern por e rëndësishme është të kuptoni kur dikush që njihni apo vetë personalisht ndodheni në një situatë të tillë abuzive.

Gaslight ka të bëjë me pushtetin
Zakonisht tenton të bëhet një fuqi dinamike kur ndodh ky efekt, shpjegon Stern. “Manipulatori ka mjaft pushtet në dorë dhe targeti i ‘gaslight’ është i terrorizuar të ndryshojë, apo të dalë nga dinamika e këtij efekti për shkak të frikës së humbjes së një lidhje”, vijon psikologu.

E veçanta e këtij fenomeni është se manipulatori nuk vepron gjithmonë me qëllim të keq, apo “viktima” është e nevojshme të bëjë atë që i kërkohet. Këtu ka të bëëj dhe mënyra se si jeni rritur, për shembull prindërit kanë qenë shumë mosbesues dhe mënyra si e shihni ju botën dhe të tjerët mendoni se ka diçka të gabuar.

Pak histori
Termi “gaslighting” vjen nga loja e 1938 e quajtur “Gas Light” (që u bë mjaft e njohur pastaj në 1944 me filmin “Gaslight”) ku burri manipulonte gruan e tij duke bërë që të humbte sensin e realiteti që ta çonte në institucion të shëndetit mendor dhe ti vidhte pasurinë. Megjithatë Stern thotë jo të gjitha shembujt në jetën reale janë kaq djallëzore. /tch

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...