Qyteti resort bregdetar i Scheveningen, në Holandë , po kremton ditëlindjen e 200- të këtë vit.
Dhe për të shënjuar rastin kanë nisur një festë në plazh që do të zgjasë gjatë gjithë 2018-ën. Për të përzënë qindvjeçarin e dytë, afro 10 mijë njerëz u zhveshën për zhytjen e vitit të ri, duke notuar në Detin e Veriut.
Sipas Lonely Planet, ka një sërë ngjarjesh të tjera që kremtojnë këtë përvjetor të resortit, që përfshin një projekt madhështor të artit të rërës, Kampionatin Botëror të Skulpturave në Rërë në qershor, Festivalin Ndërkombëtar të Fishekzjarrëve në Gusht dhe gara më e madhe motocross në nëntor.
Por nëse je në garat e varkave mund të shohësh vijën e finishit të garës nëntë mujor Volvo Ocean Race në fund të qershorit.
Gjithashtu do të ketë plot festivale muzikore, performanca operash dhe ekspozita arti gjatë gjithë vitit, ndaj ço kohë është e mirë për ta vizituar.