Ad imageAd image

Këshillat e stilistëve për veshjet e verës 2018

2 Min Read

Stilistët me famë botërore kanë dhënë këshillat e tyre se si të dukeni sa më fashion këtë verë.

Në këtë artikull do të keni mundësinë të merrni disa nga këshillat e tyre përsa i përket ngjyrave dhe modeleve të prerjes.

Ngjyrat e forta janë një nga trendet e sezonit, si lejlaja, e verdha, e kuqe dhe jeshile.

- reklamë -
Ad imageAd image

Firmat e njohura si Balenciaga apo Victoria Beckam kanë kthyer këtë sezon veshjet njëngjyrëshe nga koka tek këmbët. Provojeni dhe do të dukeni shumë fashion.

Summer fashion trends 2018 crayola colours

Ngjyrat pastel vazhdojnë të jenë një ‘must’ i sezonit, ku firmat e njohura si Celine, Chanel, Emporio Armani etj kanë nxjerrë disa fustane tepër interesant.

Summer fashion trends 2018 pastel colours

Stilistët kanë rikthyer përsëri mëngët e fryra të vieteve 80’, këtu mund të gjeni disa nga modelet e tyre.

summer fashion trends 2018

Copat me kuadrata të cilat i pamë edhe gjatë dimrit, do të jenë shumë në modë edhe në periudhën e verës. Në fustanet apo në xhaketat e holla që përdorim në darkë.

spring fashion trends 2018

Një nga trendet që rikthehet pas disa debatësh janë pendët, do t’i shikoni tek fustanet, do të mbulojnë një pjesë të madhe të copave ose vetëm si shirita të hollë.

Summer fashion trends 2018 feather clothes

Pantollanat e shkurtra, me lule dhe ngjyra por edhe ato lisho do të mbizotërojnë në veshjet e blogereve këtë verë, lehtësisht të kombinueshme me atlete apo taka, gjatë paradites apo në darkë. Duhet t’i keni një palë të tilla në garderobën tuaj.

Summer fashion trends 2018 suit shorts

Fundet dhe fustanet plastike, dolën në modë që vjet dhe do të vazhdojnë edhe për këtë sezon, kështu që ruajini nëse i keni blerë që vjet ose mund të blini të tjerë sepse do t’i shikoni kudo dhe mund të bëni kombinime të hatashme.

Summer fashion trends 2018 wet look clothes

Share This Article