Ad imageAd image

Kirurgia këndon dhe kërcen mbi pacientët e pavetëdijshëm

2 min lexim

Një kirurge e vetëshpallur “shumë kompetent” në Atlanta po përballet me disa padi për neglizhencë pasi ka postuar video në YouTube duke kënduar dhe vallëzuar mbi  pacientët e pavetëdijshëm.

Sipas WSB-TV Atlanta, një nga paditë e ngritura kundër Dr Windell Davis Boutte e akuzon atë për shkaktimin e dëmtimit të përhershëm të trurit pas kryerjes së një liposukure në vitin 2016.

Një 26 vjeçar, i biri i një paciente, tha se nëna e tij, Icilma Cornelius, iu nënshtrua procedurës përpara dasmës së saj të ardhshme, por kurrë nuk pati shansin për ta realizuar atë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Paditësi pohoi se gjatë procedurës, Cornelius nuk ishte vendosur në anastezi të përgjithshme. Në vend të kësaj, asaj i ishte dhënë ilaçe të tilla si propofoli dhe fentanili, dhe nuk ishte monitoruar.

Pas lipozukimit tetë-orësh, pacienti shkoi në arrest kardiak dhe rrjedhimisht pësoi dëmtime të përhershme të trurit.

Një tjetër pacient i mëparshëm, Mitzi McFarland, ankohej se një teknikë e sapo-përparuar e propozuar nga doktor Boutte për të hequr yndyrën i kishte shkaktuar atij “diçka si një film horro i Frankenstein”.

Pacienti ishte tronditur gjithashtu kur doli nga procedura e gjatë dhe e pa veten në një dhomë hoteli me një sanduiç në dorë.

“Më futën dhe pastaj u zgjova rreth 18 orë më vonë në dhomën e hotelit me një sanduiç të McDonald’s në dorën time, një kafshim nga ajo”, tha McFarland.

Videoja e vallëzimit të Boutte mbi pacientët ndërsa ata shtrihen pa ndërgjegje në tavolinën e punës shkaktuan reagime të ashpra në internet.

Ndani këtë artikull