Ad imageAd image

Ky ishte milioneri i ndjerë që dha gjithçka për bamirësi

2 min lexim

Është gjithmonë mirë të dëgjojmë që njerëz të pasur japin para për bamirësi, për njerëzit që janë në nevojë, për shtresa të caktuara të shoqërisë.

Mirëpo, ky milioner i ri i dha të gjitha paratë e tij nën rrethana të veçanta. Në vitin 2015 ai u diagnostikua me kancer vdekjeprurës. Nuk kishte asnjë mundësi për të shpëtuar, ndaj vendosi që të ndryshonte pozitivisht atë pjesë të jetës që i kishte ngelur.

Ali Banat, nga Sidney, Australi, jetonte një mënyrë jetese luksoze para se të mësonte se ishte prekur nga kanceri dhe në fillim të kësaj jave, të ndërronte jetë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Njerëzit tani janë duke dhuruar para për bamirësi në fondacionin që ai themeloi “Myslimanët rreth botës”.

Aliut i thanë fillimisht se i kishin ngelur vetëm 7 muaj jetë, por ai arriti të merrte frymë dy vite më shumë sesa mjekët parashikuan.

Filantropisti dhe ish-biznesmeni vendosi të shpenzonte vitet e tij të fundit duke mbledhur para për myslimanët.

Para se të diagnostikohej, Aliu jetonte në luks me makina të shpejta, veshje luksoze nga më të mirat e sende të tjera me vlera marramendëse.

Këpucët e tij ishin të gjitha Louis Vuitton, ndërsa vetëm  një byzylyk i kushtonte 60,000 dollarë.

2 1

Sapo mësoi se ishte sëmurë, e kuptoi se asnjëra prej tyre nuk vlente.

Ai tha në atë kohë: “Kur zbulon se je sëmurë apo se nuk ke shumë kohë për të jetuar, kjo është e vetmja gjë që do të bësh. Unë kështu dua të jetoj çdo ditë, duke dhuruar”.

Në një dokumentar të shkurtër të hedhur në YouTube, Ali e përshkruan sëmundjen si dhuratë.

I riu ka thënë: “Është një dhuratë pasi Allahu më ka dhënë mundësinë për të ndryshuar”.

Ndani këtë artikull