Ad imageAd image

Prindërit bëjnë gjithçka për të parë buzëqeshje në fytyrat tona. Ja çfarë ka bërë ky baba për vajzën e tij

1 min lexim

Një baba nga Pennsylvania e Shteteve të Bashkuara, i kishte thënë të bijës se nuk ka para për t’ia blerë fustanin e preferuar, edhe pse i bën tri punë. 

Por, e befasoi kur ia shfaqi para syve, pasi e bleu me të hollat që i mblodhi në momentin e fundit.

Nevaeha Smith shkoi ta vizitonte të atin, në njërën prej punëve të tij, kur mbeti gojëhapur me befasinë që ia bëri ai.

- reklamë -
Ad imageAd image

Sapo e pa veshjen të cilën e kishte kërkuar për ta veshur në mbrëmjen përfundimit të klasës së tetë, iu hodh në krah dhe nisi ta përqafonte.

Momenti emocionues u përcoll edhe me lot, teksa shikuesit e videos lanë shumë reagime pozitive për ngjarjen mbresëlënëse.

 

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull