Ad imageAd image

Super motivim, inxhinieri humbet 100 kg për të bërë seks

1 min lexim

Një inxhinier i softuerit fajëson kilogramët e tij të tepërta për prishjen e martesës; sepse ai ishte shumë i madh për seks.

38-vjeçari, Stephen Ringo thotë se ai u shëndosh aq shumë saqë mezi arrinte të vishte çorapet, e lëre pastaj të kryente marrëdhënie në dhomën e gjumit.

Pasi martesa e tij mori fund në janar të vitit 2016 ai u detyrua të reflektonte dhe të ndërgjegjësohej. Pasi u bind se gjithçka kishte të bënte me vullnetin dhe trurin, brenda dy viteve ai arriti që humbasë 101 kilogram.

38-vjeçari, nga Johnson City shprehet:

Mund të them pa frikë se pesha ime më shkatërroi martesën. Ishte faktori më i madh, marrëdhënia ime me gruan u përkeqësua ndërsa pesha ime shtohej. Unë isha në depresion dhe nuk kryeja më marrëdhënie seksuale.”

Edhe pse dikur ai nuk kishte pasur probleme peshe, Stephen shpjegon se e kishte kaluar gjysmën e jetës së tij duke konsumuar ushqim “fast food-i”.

Pasi filloi të merrej me ushtrime fizike dhe vendosi një regjim ushqimor të shëndetshëm, rezultati filloi të dukej në kilogramët e tij. Gjithsesi, lëkura e tepërt që i ka mbetur mund të hiqet vetëm me anë të një ndërhyrjeje kirurgjikale.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull