Ad imageAd image

Dita më e nxehtë e javës, temperatura deri në 42 gradë celcius, njihuni me parashikimin e motit

1 min lexim

 

Sot parashikohet të jetë dita më e nxehtë e javës, me një vapë përvëluese dhe temperatura deri në 40 gradë celcius.

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin.

- reklamë -
Ad imageAd image

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 22ºC në 36ºC, në zonat e ulëta nga 27ºC në 42ºC dhe në zonat bregdetare nga 29°C në 42ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veripërëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 20ºC deri në 37ºC dhe në zonat e ulëta nga 25ºC në 38ºC.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull