Ad imageAd image

E mërkura rikthen temperaturat 40 gradë/ Moti freskohet në fundjavë

1 min lexim

 

Të gjithë ata që kanë nisur pushimet këtë javë do të favorizohen nga një mot i mirë dhe me temperatura të larta. Ndonëse në ditët e mëparshme, koha ka qenë e freskët dhe me vlera të ulta, nga e mërkura duket se panorama do të ndryshojë.

 

- reklamë -
Ad imageAd image

Nga një mot me kthjellime dhe alternime reshjesh, mesi i javës do të sjellë temperatura të larta që do të kapin vlerën e 40 gradë celcius. Sipas sinoptikanëve, e marta, e mërkura dhe e enjtja do të jenë ditët me vlerat më të larta. Ndërkohë fundjava duket se do të freskojë sërish kohën në vend.

Ndani këtë artikull