Ad imageAd image

Moti për sot, e mërkurë 30 tetor 2019

1 min lexim

Qendra me presion të ulët (U) atmosferik e pozicionuar në Ballkanin Veriperëndimor do të influencojë reshje shiu dhe stuhi në vendin tonë.

Vendi ynë në mesditë do të përfshihet nga kalimi i një fronti të ftohtë i cili do të shkaktojë reshje shiu dhe stuhi në Ultësirën Perëndimore.

Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10 -20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 lartësi vale 2,0 deri në 2,5 metër në det të hapur.

- reklamë -
Ad imageAd image

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 11/21°C
Zonat e ulëta 17/26°C
Zonat bregdetare 19/27°C

Ndani këtë artikull