Ad imageAd image

Parashikimi i motit, e enjte 28 shkurt 2019

1 min lexim

Orët e para të ditës do të dominohen kryesisht nga mot i kthjellët dhe vranësira të lehta. Më të dukshme vranësirat do të jenë në veri të territorit, ndërsa gjatë orëve të pasdites vranësirat zhvendosen drejt zonave Jugore dhe pjesërisht në qendër të vendit.

Parashikohet që edhe gjatë natës moti të vijojë i kthjellët me vranësira kalimtare.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë u luhatur nga -4°C zonat malore deri në 16°C mesdita në zonat e ulëta dhe bregdet.

- reklamë -
Ad imageAd image

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht perëndimor ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

moti 22

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull