Ad imageAd image

Pritet i nxehti afrikan, arrin kulmin të dielën, zgjat deri të martën

1 min lexim

Në vend po ushtron ndikimin vala e të nxehtit që do të arrijë kulmin e saj gjatë së dielës dhe deri ditën e martë. Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes temperaturat do të pësojnë rritje graduale.

9 gusht 2019 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në relievet malore. Era do të  jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale  7 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 2 ballë me lartësi vale 0,3–0,5  metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje.
Temperaturat min dhe max: 
Zonat  malore   18/38°C 

Zonat e  ulëta    24/40°C

- reklamë -
Ad imageAd image

Zonat  bregdetare  22/35°C

 

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Ndani këtë artikull