Në Narkoshtetin tonë, narkoeurot po helmojnë ekonominë

Saturday, 02 June 2018 12:59

Nga Sali Berisha

Ne Narkoshtetin e Shqiperise, narko-eurot po helmojne Euron dhe ekonomine!

Lavdi Zotit kesaj here fajin e kane “turistet” dhe jo Saliu!

Te dashur miq, Euro e helmuar e trafiqeve te droges, apo siç quhet per shkak te origjines “narko-euro”, po shkaterron euron e mundit, djerses, punes se ndershme te qytetareve shqiptare.

Keshtu, dje narko-euro ne Shqiperi zbriti ne nivelin me te ulet historik te shkembimin e euros me lekun. Dje per shkak te narko-eurove, euro u shkembye si qeni ne vreshte; 1 euro me 125 leke. Kjo renie dramatike e kursit te saj po helmon ekonomine shqiptare. Ne veçanti kjo po falimenton ndermarrjet eksportuese shqiptare, prodhimin e vendit si dhe thellon ne menyre dramatike disbalancen tregtare. Ky helmim monetar i vendit me narko-euro, renie dramatike e kursit te kembimit te euros me lekun, godet gjithashtu rende qindra mijra familje qe marrin ndihma ne euro nga familjaret e tyre emigrante ne Europe.

Narko-eurot kane arritur te rrisin ndjeshem çmimet e apartamenteve, dhe, per larjen e tyre qeveritaret mafioze kane rritur kete vit gjer ne 273% leshimin e lejeve te ndertimit duke shnderruar Tiranen, Durresin, Fierin, Vloren ne megapolet e larjes se parave te droges ne Europe. Shkaku i vetem i drames shqiptare te euros se mundit, djerses, punes dhe mendjes se qytetareve te ndershem jane kamionat me narko-euro qe vershojne çdo dite nga trafiku i droges ne ekonomine e narkoshtetit shqiptar.

Te dhenat deshmojne se vetem 3 muajt e pare te ketij viti ne Shqiperi kane hyre 1.7 miliarde narko-euro, por keto jane vetem maja e parase se piste qe po vershon drejt Shqiperise.

Perpjekjet per te fshehur kete intoksikim te ekonomise nga narko-eurot jane sa driteshkurtra aq dhe qesharake. Ideja se se kjo renie dramatike e euros ne Shqiperi lidhet me fluksin e madh turistik te çarterave qe po zbarkojne ne Rinas, Kukes, Vlore e dojrra si keto, eshte si ajo gjethja e fikut qe i vendosin fotografise se Norieges lakuriq ne plazhet e botes.

Miq, per here te pare ‘fajin nuk e ka Saliu por turistet’, ndjehem i lehtesuar! sb

Modifikuar më Saturday, 02 June 2018 16:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...