Nga Sali berisha
Mafia shtetërore shqiptare, në kuadrin e përpjekjeve për hapjen e negociatave me BE, krahas renditjes në vendin e pare në Evropë për eksportin masiv të shqiptareve si azilkërkues, eksportin e krimit, drogës dhe prostitucionit, shënoi një sukses të ri edhe trafikun e refugjateve nga vende të tjera qe do përcillen nga mafia shtetërore shqiptare drejt vendeve të BE!
Po rikujtoj këtu se tre vjet më parë agjencitë inteligjente të huaja njoftuan se për këtë qellim mafia shtetërore shqiptare kishte porositur në Itali një flote prej 300 skafesh. Për momentin po përdoret me sukses rruga tokësore e Malit të Zi, por pas vendosjes se Klonit nga autoritetet malazeze, atëherë mafia shtetërore shqiptare do ti kthehet detit dhe qindra refugjate nga kthetrat e saj do përfundojnë në thellësitë e Adriatikut.
Ky biznes me jetë njerëzish do ti shtohet eksporteve të tjera kriminale, të eksportit të drogës, krimit, armeve, azilkërkuesve shqiptare dhe prostitucionit! Ky është një standard i ri i narkoqeverisë në udhëtimin tonë drejt BE!
Vetëkuptohet, të ardhurat e familjeve mafioze të qeveritareve dhe sojit të tyre do rriten shume por edhe muri qe mbyll dyert e Evropës për Shqipërinë do lartësohet edhe me shume! Ndaj dhe kjo është një thirrje për çdo shqiptar qe konsideron integrimin në BE si të ardhmen me të mire për veten dhe fëmijët e tyre, të ngrihemi dhe me revoltën tone të fuqishme të krrejmë nga zyrat kalbësirat qe kundërmojnë krim, droge, prostitucion, mafie në mbarë Evropën.