Edvini bën dudumin, humbet lidhjen edhe me gjuhën shqipe

Tuesday, 05 June 2018 15:26

Nga Sali Berisha

Dje në konferencën për shtyp kryeministri i Bullgarisë, Borisov u tha shqiptareve te vërteten e lidhur me hapjen e negociatave te Shqipërisë me Bashkimin Evropian, tw vërtetë qw Rama dhe Ditziu i tij përpiqen ta fshehin me çdo mënyrë.

Unë nuk po komentoj këtu pjesën e deklaratës te kryeministrit bullgar se dy tre vende te BE kundërshtojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë, ndonëse kjo përben një goditje fatale për Shqipërinë, por do ndalem në atë pjese te deklaratës se tij, në te cilën kryeministri bullgar u shpreh se shumica e vendeve anëtare te BE janë për hapjen me kushte te negociatave me Shqipërinë.

Me këtë deklarate kryeministri Borisov informoi shqiptaret pra, se shumica e vendeve te BE nuk janë dakord me rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen pa kushte te negociatave për Shqipërinë. Vendosja e kushteve dhe dhënia e një date për hapjen e negociatave me Shqipërinë është de fakto dhe de jure mos hapje e negociatave deri në plotësimin e kushteve dhe verifikimin e këtij plotësimi.

Ky është një qëndrim identik me atë qe u mbajt ndaj Shqipërisë në vitin 2016, vit në te cilin, përveç kushteve te vendeve anëtare për hapjen e negociatave, si data për hapjen e tyre u përmenden si me te largëtat gjysma e dyte e vitit 2017 ose gjysma e pare e vitit 2018. në fakt te dy këto afate kaluan dhe negociatat nuk u hapen për faktin e thjeshte se jo qe nuk janë plotësuar por janë përkeqësuar ndjeshëm kushtet e kërkuara nga vendet anëtare të BE.

Para këtij njoftimi, qe nuk lejon asnjë diskutim për hapjen pa kushte te negociatave te Shqipërisë në BE, gjë të cilën Ramës ia kane thënë publikisht, zyrtarisht e privatisht zyrtaret e niveleve me te larta te BE, piktori dështak beri dudumin, beri sikur nuk kuptoi deklaratën e kolegut te tij bullgar dhe reagoi për te mashtruar shqiptaret duke deklaruar se jemi shpresëplotë se nga Samiti i 26 qershorit te BE do marrim lajmin e shumëpritur te hapjes pa kushte te negociatave me vendin tone!

Kësaj i thonë te fabrikosh gënjeshtra dhe ti besosh ato!

Modifikuar më Tuesday, 05 June 2018 15:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...