Ku shkojnë milionat e eurove që “investon” Kumbaro?

E Enjte, 07 June 2018 17:54

Flori SLATINA

Dje, në një intervistë ekskluzive për “55news.al”, arekolgou i mirënjohur Neritan Ceka, akuzoi ministren e Kulturës për investime të papërgjegjshme dhe se pas projektee të saj fshihen klientë, cuba që përfitojnë nga paratë e BE-së dhe të Qeverisë Shqiptare. Duke analizuar rastin e fundit atë të restaurimit të varrezave ilire në Selcën e Poshtme të Pogradecit, kur ministerja premtoi 250 mije euro dhe tha se ka mbaruar pojekti, Ceka hodhi dyshime se kjo metodë cubash ka funksionuar edhe me herët si në rastin e Apolonisë, apo Finiqit.

Kanë kaluar mëse dy javë nga deklarata e Kumbaros dhe askush nuk ka reaguar, askush nuk bën publik projektin. Nëse hedhim një sy pas, në kohë, në këto pesë vjet e ca në krye të Ministirisë së Kulturës, nuk është hera e parë që ministerja bën deklarata të tilla, në shuma të mëdha, të cilat deklarohen para kamerës e gazetarëve si inestime që po bën apo do të bëjë MK, por asnjëherë nuk paraqitet publikisht për diskutim apo para mediave projekte të cilat jo vetëm që gllabërojnë shuma të mëdha parash, por, për fat të keq, ato asnjëherë nuk realizohen as sa gysma e tyre, për të mos thënë se, në rastin më të mirë, vetëm 1/3 e shumës shkon në destinacionet e tjera, në xhepat e klientëve dhe “profesionistëve” që dinë të “hartojnë projekte” e të ndajnë paratë me ata që sigurojnë investimet.

Konkretisht mjaftojnë këta tituj të shkëputur nga lajmet që dalin nga MK e nga vetë ministerja Kumbaro për të kuptuar atë që ndodh pas:

Në rastin e Selcës tha: “tashmë projekti i rehabilitimit është miratuar, me një vlerë prej 250 mijë eurosh”, “Kumbaro: Projekti i Bibliotekës Kombëtare kushton 8 milionë euro”, “Kumbaro: Investojmë 4 milionë euro në ujësjellësin e ri të Përmetit”, “219 monumente në rrezik/Kumbaro: Duhen 12 milionë euro”, “Kumbaro, 750 mijë euro për Apoloninë”, “Kumbaro: Rikonstruksioni i operës, projekti kushton 250 mijë euro ...”, “rehabilitimi i Gurit të Përmetit ka një vlerë 8.5 milione leke”, “Fokusi i ministrisë së Kulturës janë edhe qëndrat historike të fshatrave Dhërmi e Vuno të Bashkisë Himarë, të cilat do të jenë gati për këtë sezon turistik pasi ka nisur të investohen për to rreth 7 milionë euro”. etj. etj. Shifrat e paratë që ka levizur Kumbaro në këto pesë vjet janë me të vërtetë të mëdha, pa llogaritur projekte të tjera të financuara drejtpërdrejt apo pjesërisht nga MK.

Nga gjithë kjo vëmë re se në fillim përcaktohet shuma të do të “investohet”, pastaj “profesionistët” e MK, ata që kanë vite në MK, por edhe “profesionistë” të rinj që erdhën me “Rilindjen” që dinë të kopsitin letrat, që bëjnë projektet, siç kanë bërë edhe më pare, sikurse dinë të ndajnë edhe paratë, duke pasur parasysh filozofinë e “pjesës së luanit”.

Partnerët tanë ndërkombëtare, BE-ja, etj kanë dhënë me miliona euro për projekte të cilat, për fat të keq, janë shpërdoruar dhe shumë pak kanë shkuar atje ku synohej, sepse asnjëherë nuk janë bërë në atë cilësi e standard evropian që investohet dhe fondet e tyre janë vjedhur masivisht.

Mjafton të bëjmë një pyetje të thjeshtë? Ku shkojnë milionat e eurove që investon Kumbaro? A besoni vërtet se në Apolloni janë derdhur 750 mijë euro?, në Finiq 300 mijë? Në Përmet 85 milionë lekë?  Në Teatrin e Operas 250 mijë uuro? Në Butrint? Në Vlorë? Në Korçë? Apo edhe në Selcë do të investohen 250 mijë euro? Nuk do jetë e largët dita që të dëgjojmë për “bëmat” e reja të Kumbaros, kur KLSH të bëjë publike kontrollet e raportet e radhës, edhe pse hartuesit e “projekteve” janë profesionistë dhe dinë të kopsisin mirë të gjitha letrat e s’ka kontroll që i zbulon!

Dje pas botimit të intervistës me prof. Cekën pati mjaf reagime e komente pozitive, sikurse pati edhe nga ata që shajnë, e ata që kërcënojnë se “pse flet, në mos shkojnë 250 mijë, do shkojnë ca para, më mirë aq se hiç!”. Por, siç thotë profesori, “kjo praktikë duhet ndaluar, sepse është një ofendim për inteligjencën shqiptare, një ofendim për kombin, por edhe për kapacitet që nuk i kanë munguar ndonjëherë Shqipërisë”

Modifikuar më E Enjte, 07 June 2018 18:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...