Rama do të mbahet mend si Kryeministri që në çdo mision ndërkombëtar favorizoi gjithmonë palën e huaj përpara interesit kombëtar.
Në rastin e Kosovës ai u përfshi në mënyrë në misioni anti kombëtar për shitjen e territorit të Kosovës.
Së dyti; Në fshehtësi të plotë Rama është përpjekur dhe sipas informacioneve të fundir ka arritur të “falë” Detin Greqisë për interesa të tij.
Ndërkaq në këto 8 vite falë vjedhjes, korrupsionit dhe babëzisë së qeverisë, shqiptarët i varfëruan sistematikisht.
Në 8 vite janë rritur TAKSAT por jo RROGAT duke e bërë Shqipërinë shtetin me taksat më të larta dhe me rrogat më të ulëta në rajon.
Në 8 vite u rrit çmimi i naftës, çmimi i ujit, çmimi i dritave, u rritën tarifat e Universiteteve po nuk u rritën pensionet, nuk u rrit ekonomia e Shqipërisë dhe shqiptarëve sepse qëllimi i Ramës ishte të rriste ekonominë e tij dhe të miqve të tij