Edi, ça t’lësh pa thënë, qar e ke

Hënë, 06 February 2023 12:53

E para qe një shkrim i gjatë, ku NYT kishte angazhuar katër gazetarë (dy nga të cilët me çmime putitzer) për zbardhjen e kësaj çështjeje. 

E dyta intervista e Alison Guerreiro e dashura e tradhëtuar e ish agjentit të FBI, e cila e denoncoi për marëdhëniet e tij të dyshimta me Shqipërinë.

Konkluzioni i të dyjave është i qartë: Edi Rama ka gënjyer në disa pika, në versionin që ka dhënë dhe ai ruan ende të fshehta, që nuk janë bërë te njohura për publikun. 

Rama dhe mbrojtësit e vet mediatikë e kanë mbështetur alibinë se, përderiasa për kryeministrin e Shqipërisë nuk ka akuzë dhe as nuk është hetuar, kjo është një flluckë sapuni që do shuhet shpejt. “Ç’rëndësi ka se emri i përmendet 14 herë në aktakuzë- thonë ata-, aty mund të figurojnë fare mirë dhe viktimat”. Nga kjo nisin pastaj sulmet mbi mediat e kazanit….

Po a është e tillë dhe NYT? Po gazeta më me renome e ShBA-së pse e trajton kryeministrin tonë si personazh të këtij skandali, madje edhe duke e shoqëruar artikullin me foton e tij të madhe? A do ta përmendte e përditshmja e New York-ut Edi Ramën nëse ai do të qe një personazh periferik i aktakuzës? Mjafton fakti që Rama zë të njëjtin vend qëndror në NYT, sikurse në mediat shqiptare, për ta rrëzuar këtë alibi të pabazë.

Por, ka edhe shumë detaje “të vogla” që tregojnë se kryeministri ka tentuar të manipulojë publikun.

Kështu, në shpjegimet me pikatore që dha gjatë daljeve të programuara në media, shefi i qeverisë tha se zyrtari i FBI i kishte kërkuar takim për të folur për ndalimin e investimeve ruse, çështjet e korrupsionit dhe të sigurisë. Pra për interesat e Amerikës së madhe në vendin tonë të vogël. Por New York Times shkruan krejt të kundërtën. Citim: “Ndërsa ishte ende në FBI, ai krijoi një marrëdhënie me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe sipas prokurorëve në Uashington ndërmori hapa që ishin në dobi të këtij politikani”. 

Skaner/ Tre dyshime qe lindën nga alibitë e Ramës

Siç shihet McGonigal nuk kishte ardhur për të përcjellë në Tiranë udhëzimet e FBI, që as nuk e pati vënë në djeni, por për ti shërbyer pushtetit të këtushëm për qëllimet e tij të errëta. 

Në intervistat e tij Rama pretendoi se talmkimin ia kishte kërkuar zyrtari i lartë me anë të një mesazhi telefonik. NYT e hedh poshtë këtë version. Sipas gazetës ishte këshilltari informal, Dorian Duçka që e çoi McGonigalin tek Rama. Pra nuk ka pasur një interes të Amerikës për të kontaktuar me kryeministrin tonë, por një tentativë të këtij të fundit për të futur në kthetra zyrtarin e përtej Atlantikut. Dhe se për çfarë i shërbente kjo, tashmë është evidente. Duhej përdorur kundër opozitës dhe konkretisht për të nisur hetimet në dëm të lobistit të Lulzim Bashës, në SHBA, Nik Muzin, që të propogandonte këtu përrallën e opozitës së rublave. 

Rama e mohoi kategorikisht këtë version, por fatkeqësisht NYT e mban të hapur këtë pistë. Gazeta nënvizon se dëshmitarët e kësaj ngjarjeje u paguan nga këshilltari informal i kryeministrit Dorian Duçka dhe se materialet, që Agron Neza i përcolli McGonigalit, u përgatitën nga kabineti i Ramës. Nëse ky i fundit pretendoi se nuk kishte fakte të tjera për lobimin e Bashës, e përditshmja amerikane i beson versionit të aktakuzës dhe e referon këtë fakt si të mirqenë në raportimin e saj. 

Andi Bushati:Pesë rrëfime që rrëzoi skandali McGonigal 

Pra thënë shkurt, pretendimi se Edi Rama nuk ka lidhje me aktakuzën ku përmendet më shumë se çdo kush tjetër, rezulton qesharak kur lexon artikullin e gazetës amerikane, ku ai zë një vend qëndror.

Nga e premtja deri të dielën, hipoteza e molepsjes së shefit të qeverisë u bë edhe më e fortë. Intervista për Jonida Shehun e Allison Guerrero, të dashurës fatkeqe të McGonigalit, i dha fund çdo dyshimi. Ajo foli, jo për një miqësi “në anglisht”, por për një marëdhënie të vërtetë mes kryeministrit dhe agjentit tradhëtar të FBI. Ajo e cilësoi raportin e tyre si të papërshtatshëm, dhe theksoi se dyshimet i kishin lindur nga bisedat e tyre të shumta në “viasat”, fotot e përbashketa dhe darkat në restorantet e shtrenjta të New Yorkut. Ndonëse rrefuzoi të tregonte gjithçka, për të mos i rënë ndesh hetimit, ajo nuk nguroi të pohonte se ish i dashuri i saj nuk kishte tradhëtuar vetëm vendin e tij, por i kishte bërë dëm edhe Shqipërisë. Me çfarë na kishte dëmtuar? Me lobimin për puset e naftës? Duke marrë para në të zezë? Apo duke minuar demokracinë për të punuar kundër opozitës?

“Agjentët e FBI-së në pragun e shtëpisë time me foton e kryeministrit të Shqipërisë”

Allison Guerrero nuk e precizoi këtë. Por ama ajo, me pohimet dhe heshtjet e saj, tregoi se di dhe ka rrëfyer më shumë atje ku duhet se sa e ka bërë këtë për mediat. 

Ajo na çoi në mendje se ka ende gjëra të pazbuluara, po ashtu sikurse New York Times na dëshmoi se kryeministri ynë nuk përmendet kot në aktakuzë. 

Prandaj Edi Rama ka leverdi të heshtë. Atij i volit sot shprehja e vjetër: “ça t’losh pa thon, qar e ke”. Sepse edhe kur tentoi të jepte një version me pikatore, shumë alibi i ranë pa kaluar as tre ditë.

Modifikuar më Tuesday, 07 February 2023 10:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...