Ad imageAd image

Çfarë na ndan nga qeverisja nga krimi

1 min lexim

Nga Ylli Manjani

Kryeministri nuk ka asgjë për të thënë ende për akuzat e Policit të kërcënuar, por merret me opozitën!

Ndërkohë paska marrë edhe detyrën e ‘mbrojtësit’ të grave prokurore.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në fakt e ndriti me gratë jo prokurore… Me Xh. M e ndriçoi fare!!!

Nejse, po nëse Prokuroreshat i besojnë veten dhe familjet e tyre ‘engjellit mbrojtës’ Kryeministër, ditë të këqija do i presin…

Ndaj do bëjnë mirë të bëjnë atë që nuk e bënë burrat prokurorë; të marrin nën hetim Kryeministrin për domethënien e shprehjes ‘do ta ndjekim këmba këmbës atë horr’.

Të hetojnë deputetët e Kryeministrit për Kanosje ose vrasje të mbetur në tentativë.

Dhe të hetojnë kupolën e Ministrisë së Brendshme përse nuk e mbrojtën policin?!

Kjo e ndan dilemën nëse qeverisemi nga ligji apo nga krimi.

Dhe këtë dilemë e ndan normalisht Prokuroria dhe në vijim gjykata.

Të tjerat janë pallavra që shmangin vëmendjen nga problemi kryesor…

Ndani këtë artikull