Ad imageAd image

Deutsche Welle raporton nga Tirana: Gaz lotsjellës, shashka e thirrje ‘Rama ik’

2 min lexim

Opozita proteston kundër qeverisë e kryeministrit Rama. Protestuesit kaluan të shtunën nga Kryeministria në Parlament, ku pati përleshje me policinë dhe të plagosur nga të dyja palët. Policia përdori gazin lotsjellës.

Opozita dhe mbështetësit e saj filluan në Tiranë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe përballë Kryeministrisë protestën e tyre të 9-të në serinë e protestave antiqeveritare të filluara në mesin e shkurtit të kaluar dhe të parën që filloi në orët e para të mbrëmjes.

Mijëra pjesëmarrës  në protestë kanë mbajtur parulla antiqeveritare, ku kërkojnë largimin e kryeministrit Rama dhe rrëzimin e qeverisë së tij. Disa protestues, në rreshtin e parë, përballë Kryeministrisë hodhën shashka dhe fishekzjarrë tymues duke mbuluar me tym mjedisin para Kryeministrisë. Ata thyen kordonin e policisë që mbron hyrjen kryesore të Kryeministrisë, nga ana e Bulevardit, por u ndaluan nga policia ende pa tentuar të hapnin derën kryesore hyrëse të Kryeministrisë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Protestuesit mbrohen nga shiu me çadra të zeza ,ku është shkruajtur me shkronja në ngjyrë të bardhë  fjala ‘IK’ pjesë e parullave dhe thirrjeve të tyre mbizotëruese ‘Rama ik’.

Në fjalën që mbajti para protestuesve, lideri i PD, Lulzim Basha, bëri thirrje për  ‘rotacion të menjëhershëm politik’ dhe kërkoi formimin e një qeverie kalimtare  pa Ramën, për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme.

Protestuesit kaluan nga Kryeministria në Parlament ku pati përleshje me policinë dhe të plagosur nga të dyja palët. Policia përdori gaz lotsjellës. /DW

Ndani këtë artikull