Ad imageAd image

Diplomati amerikan kritika BE: Mos hapja e negociatave me Shqipërinë? ‘Pikëpamje e Shekullit 19’

1 min lexim

Ndihmës -Sekretari amerikan i Shtetit në detyrë, Philip Reeker, ka kritikuar “udhëheqës të caktuar” në Bashkimin Evropian për qëndrimin e mbajtur në samitin dy ditor në Bruksel për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, një qëndrim që ai e quajti një “pikëpamje të shekullit XIX” ndaj Ballkanit Perëndimor.

Deklarata vjen pasi BE nuk çeli bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Duke folur për REL, Reeker tha se Shtetet e Bashkuara ishin “të zhgënjyera” nga vendimi, marrë nga ministrat e BE-së më 15 tetor.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndani këtë artikull