Ad imageAd image

Duhet ti besojmë denoncimit të Berishës për zhdukjen e 613 kg kokainë

1 min lexim

Nga Ylli Manjani/

Doktori nxori dje në publik një denoncim sipas te cilit “droga e sekuestruar e Maminasit është shitur tashmë në Itali…”

Ndjesia më sugjeron fuqishëm që kjo gjë duhet besuar. Sinqerisht tentoj ta besoj këtë gjë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Duhet të pranoj që ndjesia jo gjithmonë nxit arsyetime të drejta, por në kushtet e mungesës së informacionit zyrtar cilido gjykon me ndjesitë e tij/saj.

Nuk ka llogjikë që të sekuestrohet një sasi kaq e madhe, për të cilën porositësit kanë parapaguar, kanë marrë dhe garanci politike dhe të mos vritet askush…

E vetmja llogjikë që e spjegon këtë realitet është që “porositësve” ju është dhënë malli mbrapsht.

Megjithatë, prokuroria ka barrën publike të provojë të kundërtën. Të tregojë se ku është malli i sekuestruar sipas inventarit të aktit të bllokimit. Të tregojë mallin e sekuestruar dhe jo eventualisht të zëvendësuar me niseshté…

Uroj të mos jetë asgjesuar pa vendim ose praninë e Prokurorit, siç ka ndodhur në të shkuarën!

Ndani këtë artikull