Ad imageAd image

“Edhe një po mbeti do të jem njëri prej jush”/ Berisha reagon pas çblindimit të PD-së

1 min lexim

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë në rrjetin social Facebook, një video ku pasqyrohet deklarata e tij pasi deklaroi rikthimin më 9 shtator të vitit të kaluar, kur Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar.

“Vetëm një po mbeti do mbetem njëri prej jush! Rroftë Partia Demokrarike! Sb”, shkruan lideri i demokratëve.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ky postim vjen pasi Partia Demokratike është duke synuar bashkimin, një hap që pritet të merret pas dorëheqjes së ish kryetarit Lulzim Basha.

 

Kujtojmë se ish kryeministri Berisha ka konfirmuar më parë që do të jetë pjesë e garës për kreun e selisë blu. Ditën e sotme selia e PD-së është çblinduar, duke zbuluar edhe masat e marra nga Basha dhe mbështetësit e tij për fortifikimin e selisë së demokoratëve

Ndani këtë artikull