Ad imageAd image

Fox News raporton nga Tirana për protestën më të madhe në Ballkan

1 min lexim

Protestës së opozitës sot në Tiranë i kanë dhënë hapësirë edhe mediat më të njohura ndërkombëtare. Pas Euronews, VOA, DW dhe Washington Post, edhe gjigandi amerikan Fox News i bën jehonë asaj çfa po ndodh bnë Shqipëri.

Ja çfarë shkruan:

 “Partitë e opozitës shqiptare kanë thirrur protestën e rradhës në kryeqytetin Tiranë, për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe lejimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

- reklamë -
Ad imageAd image

Mijëra mbështetës të opozitës nga mbarë vendi u shfaqën të shtunën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, që mbanin postera dhe sllogane antiqeveritare, duke hedhur flakadanë dhe shashka drejt policisë dhe selisë së qeverisë.

Protestuesit thyen kordonin e policisë në hyrjen kryesore të ndërtesës qeveritare, por nuk u përpoqën të hapnin dyert e saj.

Opozita e drejtuar nga Partia Demokratike e qendrës së djathtë akuzon qeverinë e majtë të Partisë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama se është i korruptuar dhe i lidhur me krimin e organizuar, të cilin qeveria e mohon.

Udhëheqësi i demokratëve, Lulzim Basha, bëri thirrje për “një rotacion të menjëhershëm politik”, duke kërkuar një Kabinet tranzitor pa Rama dhe duke kërkuar që të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme.

Ndani këtë artikull