Ad imageAd image

Gangrena e trafikut në Tiranë e ka emrin Erion Veliaj

2 min lexim

Qytetarët e Tiranës, ata që kanë makinë dhe ata që udhëtojnë me urban, po ankohen cdo ditë edhe më shumë lidhur me trafikun në Tiranë.

E sidomos tani me nisjen e shkollës, në Tiranë është e pamundur që të mos shkosh në shkollë, punë, apo në ndonjë takim me vonesë.

Arsyeja e vetme e trafikut në Tiranë, ka një fytyrë, ka një emër dhe ai quhet Erion Veliaj.

- reklamë -
Ad imageAd image

Veliaj ka nisur disa gjoja punime në Tiranë, duke bërë kështu që shumë rrugë të jenë të bllokuar për qytetarët.

Veliaj nuk është sa ka hallin e shtrimit të rrugëve, por më shumë ka hallin e fushatës, pasi po u jep lekë klientëve të tij, në mënyrë që ata ti shërbejnë në fushatë.

Erion Veliaj i ka shkatërruar rrugët e Tiranës, me ato gjoja projekt të biçikletave, ku i ka ngushtuar rrugët akoma më shumë, duke e bërë kryeqytetin një makth të vërtetë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, po vret qytetarët, pasi tani me katrahurën që ka bërë në Tiranë, ambulanca e ka shumë të vështirë që të shkojë në spital me pacientin gjallë.

Madje, edhe pse trafiku në Tiranë është më shumë se i rënduar, Veliaj e përdorë Policinë Bashkiake vetëm për të vënë gjoba.

Kjo është Tirana Erion Veliajt, i cili e ka shkatërruar kryeqytetin duke mos pyetur fare se çfarë mendojnë qytetarët e Tiranës.

/55News.al/

Ndani këtë artikull