Ad imageAd image

Konferenca e Ramës, përrallë nga e kaluara

1 min lexim

Edi Rama nuk ka asgjë çfarë tu thotë shqiptarëve. Asnjë arritje, asnjë reformë të rëndësishme, asnjë gjë konkrete që ka ndryshuar për mirë jetën në këtë vend.

Shqipëria dita-ditës po shkon drejt greminës, ndërsa Rama vijon me propagandën e tij të shpifur dhe me forcë e dhunë mundohet të mbajë pushtetin.  Ndaj edhe sot në konferencën e tij për shtyp ai vazhdon avazin e vjetër, përrallën e tij nga e kaluara.

Teksa ka thirrur sot gazetarët për të bërë një bashkëbisedim, Edi Rama është shfaqur më qesharak sesa kurrë. Gënjeshtrat e tij nuk i ha më as rilindasi më i devotshëm.

- reklamë -
Ad imageAd image

Teksa mëtoi të flasë për arritjet e ‘mëdha’ të qeverisjes së tij Rama tha që gjithçka do të ishte një mrekulli e vërtetë nëse nuk do ta pengonin: shiu dhe opozita. Sipas tij kanë qenë këto dy faktorë që Shqipëria nuk ka ecur me “hapa edhe më gjigandë”.

Një propagandë e neveritshme që ky Kryeministër nuk hoqi dot kurrë. Kap më thonj tek kjo propagandë më shpresën së do ta zgjasë sa më shumë të jetë e mundur agoninë e tij.

Ndani këtë artikull