Ad imageAd image

Kryeministria – bandë e frikshme për buxhetin

1 min lexim

Nga Fahri Balliu

833 persona paguhen sot në Kryeministri. Madje qeveria me një vendim të fundit të saj e shtoi numrin dhe kjo bën që buxheti i shtetit të fillojë të shkatërrohet që në burim.

Gjithë kjo armatë e paimagjinueshme është e lidhur me faktin që qeveria mendon punësimin, si blerje të familjeve për votim.

- reklamë -
Ad imageAd image

Dhe burimet njerëzore i shikojnë si thellim të energjisë politike për zgjedhjet.

Nga ana tjetër, kjo është një qerasje e pafundme për të tërë të papunët që dalin nga mungesa e investimeve.

Pra, buxheti i shtetit e merr frakturën që në Kryeministri dhe shkon krejt si një lumë që derdhet pa asnjë funksion, veç harxhimit.

Se si është ndërtuar nga pikëpamja ligjore kjo pjesëmarrje masive në Kryeministri, i përket një auditi të sotëm dhe të ardhshëm që të zbulojë funksionin e secilit prej këtyre minjve që hanë drithin e hambarit për Shqipërinë./55News.al/

Ndani këtë artikull