Ad imageAd image

Majk Pompeo: Krenar që mora pjesë në Forumin kundër Antisemitizmit. Një mundësi e rëndësishme për të nderuar harmoninë fetare të Shqipërisë dhe…

1 min lexim

 

Sekretari Amerikan i Shtetit, Majk Pompeo ka reaguar pasi mori pjesë në Forumin e Ballkanit kundër Antizemitizmit, të organizuar nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

pompeo
Përmes një shënimi në Tëitter, Pompeo shprehet se ndihet krenar që iu bashkua Forumit kundër Antisemitizmit, ndërsa thekson se është një mundësi e mirë për të nderuar trashëgiminë e Shqipërisë të lirisë dhe harmonisë fetare.

- reklamë -
Ad imageAd image

Pompeo thekson se të gjithë kemi përgjegjësi në luftën kundër antisemitizmit.

Postimi i plotë:

Krenar që u bashkova virtualisht në Forumin e Ballkanit 2020 Kundër Anti-Semitizmit në Shqipëri – një mundësi e rëndësishme për të nderuar trashëgiminë e Shqipërisë të lirisë dhe harmonisë fetare dhe përpjekjeve të rajonit të Ballkanit për të luftuar antisemitizmin. Të gjithë kemi pjesë në këtë përgjegjësi.

Ndani këtë artikull