Ad imageAd image

Monologu i Ramës, në panik, i tmerruar, arrogant …

5 min lexim

Nga Kastriot Islami/

Sonte në konferencën e shtypit, Rama gulconte nga frika, nga paniku…Atij i merrej fryma nga inati dhe tmerri…Dukej në gjëndje të rëndë shëndetsore dhe sikur të ishte i droguar…

Rama, pervers dhe mashtrues deri në cdo detaj kërkoi të bënte viktimën duke ja dominuar cdo xhest e fjalë gënjështrat, shpifjet, dhe gulcimet e astma… që shfaqeshin qartas në zë e figurë… Frika e nxiste të bënte xheste tipike trupore dhe zëri i përdridhej sic i ndodh sa herë kërkon të mashtrojë, të kërcënojë apo të fshehë panukin dhe tmerrin e fundit të tij… Rama nga frika nuk kishte më asnjë frenë për të shfaqur si gjithnjë arrogancën dhe perversitetin…

- reklamë -
Ad imageAd image

Për të vazhduar të tallet me të gjithë, me qytetarët së pari, me kundërshtarët politikë së dyti, me me gazetarët e kundërshtarët mediatikë së treti… Rama, me dashje. duke dashur të maskohet, nga të gjitha që tha rezultoi përsëri i lidhur ngushtë me kriminelët… …Me oligarkët, me hajdutët e pronave dhe të taksave… Rama duke dashur të fshehë paratë e vjedhura në llogaritë off shore apo në bankat me profile të dyshimta u zhyt edhe më shumë në sytë e qyetarëve që kërkojnë largimin e tij… ….

Me kultivuesit e kanabisit e dhe trafikantët e drogave të forta nga maska që kishte vëndosur nuk arriti të mbulonte lidhjet me trafikantët e klanet mafioze, por edhe me frikën nuk arriti të maskonte gjëndjen që shumë lehtë mund të zbulohej nga testi i drogës… Rama, më tej me të njëjtin gulcim dhe marrje fryme, vazhdoi me llogorenë e zakonshme lavdërimet për veten dhe sharjet për opozitën e kundërshtarët… Rama në krizë totale kërkoi tju hidhte sy shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve me angazhimin e tij për të mirën e shqiptarve dhe integrimin e vëndit…dhe më e neveritshmja ishte deklarata për drejtësi nga personi që ka futur në kuvend hajdutë kriminelë, trafikantë…dhe nuk ka cep ku nuk gjëndet dora e tijn hajdute…

Rama i tmerruar pranoi se njerzit e tij kanë vjedhur vota dhe ai është i gatshëm ti bëjë koka turku pasi ka bërë koka turku deri më sot dhjetë ministra thjesht për karriken e tij… dhe në vënd që të largohet pikërisht për këtë aryse kërkon që këtë lloj kurbani ta përdorë për të negociauar me opozitën… Rama, i fshehur pas perdes së zezë që i mbulon derën e zyrës së tij dhe telave me gjëmba që rrethojnë kuvendin e vendit, vazhdoi i coroditur të mbetet i njëjti…frikacak, mashtrues, tallës, arrogant…

Por jo vetëm frikacak, mashtrues, tallës, arrogant por edhe i dëshpëruar, i tmerruar, ofendues, diversionist, në gjëndje të rëndë shëndetsore, duke u hequr ndërkohë si thjesht viktimë e kërkuar mëshirë… Nuk tha asgjë të re…. nuk ndryshoi asgjë nga stili i tij… vese sot ishte më i friksuar dhe më i tmerruar… duke hedhur një hap të madh drejt fundit të tij… Rama shfaqi qartas se edhe ai e ka të qartë që largimi i tij është cështje ditësh apo maksimumi javësh dhe u përpëlit si lëpirës dhe zvarritës për të negociuar fundin e tij por edhe duke kërcënuar qytetarët, opozitën, kundërshtarët për të mbuluar dobësinë dhe gjëndjen e rëndë në të cilën ndodhet…

Rama dukej se e ka kuptuar se nuk është më kryeministër i Shqipërisë, se premtimit të tij se “do të largohet kur ti mbushet mëndja” i ka ardhur fundi dhe se ai do të largohet nga revolta e qytetarëve… Pra Rama dukej sikur po kërkonte mëshirë për të mos e prekur pas largimit të tij që është i gatshëm nga momenti në moment ta deklarojë…pavarësisht se bënte trimin si gjeli majë plehut duke u tradhëtuar nga xhestet prej lavjerrësi dhe dridhjet e zërit apo pamjet me një fytyrë te përcudnuar…

Rama duket se shikonte edhe në këtë konferencë për shtyp, fundin e tij të tmerrshëm, të ngjashëm me homologët e tij autoritarë të kohëve të kaluara por edhe të këtyre ditëve te fundit, që po ashtu janë larguar si hajdutë, si të lidhur ngushtësisht me krimin e kriminelët, perversë, dredharakë, mashtrues, tallës, e kërcënues deri në momentin e fundit…/Syri.net

Ndani këtë artikull