Ad imageAd image

“Nëse mazhoranca nuk reflekton, më 30 qershor do të kemi përplasje civile”

2 min lexim

Sipas analistit Andi Bejtja, nuk është e largët dita që në vend të nisë një përplasje civile. I ftuar në ‘Byro Politike’,  në Abc News, gazetari i njohur vlerësoi vendimin e presidentit Meta për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve duke shtuar se situata nuk duhet të kishte shkuar deri në këtë pikë.

 “Nuk kishte si t’u shikonte kështu kjo e Presidentit. Kemi një kohë politike. Nuk jemi në Amerikë që zgjedhjet janë javën e parë të Nëntorit. Mund të bëjmë një datë tjetër që është prapë brenda rregullit. Unë nuk e di, nuk jam jurist. Mund të shpallim datën tjetër, mund të shpallë javën e parë të Korrikut”, deklaroi Bejtja.

Më tej, duke parë qëndrimet e palëve politike analisti është shprehur se, do të kemi një përplasje civile me 30 qershor, nëse mazhoranca nuk reflekton.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Nëse situata shkon si po shkon fjalët kanë mbaruar, fjalë nuk ka më.  Do kemi një lloj përplasje civile mos e diskuto. Duket fjalë e rëndë, më vjen zor ta them, po mendohem 100 herë ta them, por tek kjo jemi dhe fjalët nuk kanë më efekt. Për këtë ditë u mundua Presidenti dhe dy njerëz që kanë dy pare në kokë që të mos vinte kjo ditë”, u shpreh Andi Bejtja.

Ndani këtë artikull