Ad imageAd image

Po armëmbajtjen pa leje pse nuk e sheh prokuroria dhe policia?

2 min lexim

Arrestimin e djeshëm të djalit të deputetit të PS-së së Fushë-Krujës, pas dhunimit dhe përdhunimit që i ka bërë një vajze të re, Rilindja e shiti si një arritje të jashtëzakonshme të shtetit ligjor. Në mënyrë të turpshme rendën të përshëndesin arrestimin, duke mos e përmendur akuzën skandaloze dhe të vetme për të cilën Rexhep Rraja akuzohet.

Përmes një njoftim për mediat, policia bëri me dije se është vënë në pranga Rexhep Rraja 24 vjeç, i akuzuar vetëm për përndjekje, kur në fakt ai ka ushtruar dhunë fizike të rëndë ndaj vajzës, Xhisiela Malokut.

Është e rëndë dhe kriminale të arrestosh dikë vetëm për përndjekje kur është vërtetuar se djali i deputet të PS-së i ka djegur cigaren në trup vajzës.

- reklamë -
Ad imageAd image

Por ka edhe një tjetër fakt shumë të rëndë dhe shumë të qartë në të gjithë këtë histori. Djali i deputetit e ka kërcënuar me armë Xhisiela Malokun dhe e ka dhunuar atë me tutën e armës.

Por, prokuroria edhepolicia, shërbëtore besnike të Edi Ramës, për të lehtësuar sa më shumë pozitat e djalit të deputet të PS-së, nuk e shohin kurrkund armën. Ato e akuzojnë Rexhep Rrajën vetëm për përndjekje dhe nuk e shohin armëmbajtjen pa leje.

Rama i ka urdhëruar që djali i deputetit të tij duhet shpëtuar dhe për këtë duhet bërë gjithçka. 55news.al

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull