Ad imageAd image

Pse PS nuk e dënon dot dhunën ndaj gazetarëve?

2 min lexim

Redaksionale

Të turpshme ishin deklaratat e deputetëve të Partisë Socialiste sot në mbledhjen Komisionit të Medias. Kryeredaktori i RD, gazetari Bledi Kasmi dëshmoi dhunën që u ushtrua mbi të nga Policia gjatë protestës së opozitës dhe nuk mori asnjë mesazh mbështetjeje nga ana e deputetëve të mazhorancës.

Përkundrazi një pjesë e tyre bënë përpjekjet maksimale që ta bënin të dhunuarin dhunues dhe policinë dhunuese me urdhër të Ramës ta shndërronin në viktimë. Deputeti Fidel Ylli nuk i mbajti dot nervat saqë u lëshua me fyerje vulgare dhe shantazhe.

- reklamë -
Ad imageAd image

Po çfarë i bën ‘rilindësit’ të mos thonë dot një fjalë në mbështetje të medias dhe fjalës së lirë, përkundrazi të bëhen dhunues të tyre. E vetmja arsye është udhëheqësi i tyre. Rama nuk mund ta tolerojë një media të pavarur.

Gjithnjë është njohur për armiqësinë e tij me gazetarët. Ai vetë e konsideroi jo lajm dhunën e paprecedentë të policisë ndaj Kasmit më 26 maj.

Sepse në fakt për Ramën dhuna ndaj gazetarit në protestën e opozitës është vetëm një përshkallëzim i dhunës së tij ndaj fjalës së lirë dhe gazetarëve.

Gjatë gjithë karrierës së tij 20 vjeçare në politikë Rama ka qenë ofendues, shtypës, shantazhues dhe dhunues i medias dhe gazetarëve. /55news.al/

Ndani këtë artikull