Ad imageAd image

Pse Rama po e përshkallëzon dhunën ndaj gazetarëve

1 min lexim

Redaksionale

Rama edhe sot, kur kanë kaluar 2 ditë, ka folur për gjithçka por nuk ka thënë asnjë fjalë në lidhje me dhunën e paprecedentë të ushtruar ndaj kryeredaktorit të Rilindjes Demokratike, Bledi Kasmi.

Ngjarja e ditës së shtunë në fakt nuk është një rrufe në qiell të pastër. Dhuna ndaj gazetarit Kasmi është përshkallëzim i dhunës së tij ndaj fjalës së lirë dhe gazetarëve. Në secilën detyrë drejtuese që ky njeri ka pasur gjithmonë i ka urryer gazetarët.

- reklamë -
Ad imageAd image

Që prej ditës kur Edi Rama ka shkelur në një zyrë për t’i shërbyer shqiptarëve i ka shpallur luftë gazetarëve.

Shfryrjet dhe ofendimet e Edi Ramës me gazetarët që kohët e fundit kanë arritur nivelet më të larta në këto 20 vite në politikë të tij, arritën kulmin me urdhrin që ai dha për të goditur kryeredaktorin e Rilindjes Demokratike, Bledi Kasmin.

Me këtë ngjarja Rama tregoi se nuk mund të qëndronte më thjesht në batuta apo fyerje. Urrejtja ndaj gazetarëve dhe urrejtja ndaj opozitës u bënë një në urdhrin e tij për dhunimin e drejtuesit të medias zyrtare të opozitës. /55news.al/

Ndani këtë artikull