Ad imageAd image

Shqipëria, spitali më i madh i globit!

4 min lexim

 

Nga Sali Berisha – 17/02/2021

Shqipëria në të katër anët e saj lëngon si kurrë më parë në historinë e saj. Keqmenaxhimi ekstrem i pandemisë bazuar në vjedhjet, mashtrimin dhe manipulimin nga Xhahili i Surrelit, ndrikull Hajnia dhe kupola e konfliktit të interesit kanë bërë që Shqipëria sot të jetë për numrin e të sëmurëve që lëngojnë me COVID-19 në shtëpitë e tyre në proporcion me popullatën, spitali më i madh i globit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në Shqipëri sot, nga Vermoshi në Konispol, dergjen në shtëpitë e tyre me COVID-19 dhjetëra mijëra të sëmurë, qindra por dhe mijëra prej tyre ndahen nga jeta pa asnjë ndihmë mjekësore.

Kjo, sepse Shqipëria, ndonëse vendi me numrin ditor të të infektuarve më të lartë në botë pas Malit të Zi, me urdhër të Xhahilit të Surrelit ka numrin më qesharak dhe më të ulët në botë të shtretërve Covid dhe po me urdhër kriminal të tij, ajo ka numrin më të ulët në botë të shtrimeve në spital. Kështu, Shqipëria me 7739 raste javore ka shtruar gjithsej më pak se 100 raste në 7 ditë.

Në Shqipëri, numri i të shtruarve në ditë në spitale mbahet i fshehtë nga Xhahili i Surrelit, ndrikull Hajnia dhe kupola e konfliktit të interesit, por nga data 8 gjer në datën 14 shkurt me gjithë 7739 rastet e reja në Shqipëri, numri i të shtruarve në spitalet Covid u rrit nga 499 të shtruar që ishin më datë 8 shkurt – në 531 të shtruar. Pra u rrit me 34 të shtruar më shumë në katër spitalet Covid më datë 14 shkurt. Kurse Franca, me 82 mijë raste javore, ka shtruar në spitale javën e fundit 10037 raste! Krahasimi dëshmon dallim dramatik.

Në këto të dhëna – dëshmi e keqmenaxhimit ekstrem të pandemisë, qëndron shkaku themelor i 6049 vdekjeve të tepërta në Shqipëri gjatë vitit 2020 me të cilat Shqipëria renditet e para në botë pas Meksikës dhe Perusë.

Po në keqmenaxhimin ekstrem të pandemisë nga Xhahili i Surrelit, ndrikull Hajnia dhe kupola e konfliktit të interesit qëndron shkaku i numrit ditor të rasteve me COVID-19 më i lartë në botë në Shqipëri pas Malit të Zi, megjithëse Shqipëria ka ndër testimet më të ulëta në botë.

Këto të dhëna dëshmojnë gjithashtu:

Keqmenaxhimin ekstrem kriminal të pandemisë nga Xhahili i Surrelit, Ndrikull Hajnia dhe kupola e konfliktit të interesit, e dëshmon mbajtja e numrit qesharak më të ulët në botë të shtretërve për trajtimin e të sëmurëve me COVID-19;

Rrezikun e madh që përbën për jetën e mijëra e mijëra të sëmurëve mosshtrimi i tyre në spital;

Rezikun e jashtëzakonshëm që përbën për shqiptarët përhapja e lirë e COVID-19 nga qendrimet kriminale të papërgjegjshme të Xhahilit të Surrelit në menaxhimin e pandemise së COVID-19 të bazuara në vjedhjet, mashtrimet dhe manipulimet!

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe keqmenaxhimin ekstrem të pandemisë në vendin tonë, kërkoj:

Shkrirjen e menjëhershme të kupolës së konfliktit të interesit që përdor menaxhimin e pandemisë në funksion të suksesit imagjinar të Xhahilit të Surrelit;

Krijimin me urgjencë të Komitetit Kombëtar për menaxhimin e pandemisë së COVID-19 të kryesuar nga Presidenti i Republikës;

Krijimin e Komitetit të Ekspertëve me specialistë të shquar, vendas dhe të huaj jashtë çdo konflikti të interesit që do të këshillojë Komitetin Kombëtar;

Kërkesen nga Avokati i Popullit të një hetimi ndërkombëtar për përgjegjësit e keqmenaxhimit ekstrem të pandemisë COVID-19 në Shqipëri

Ndani këtë artikull

Shqipëria, spitali më i madh i globit!

4 min lexim

 

Nga Sali Berisha – 17/02/2021

Shqiperia ne te kater anet e saj lengon si kurre me pare ne historine e saj. Keqmenaxhimi ekstrem i pandemise bazuar ne vjedhjet, mashtrimin dhe manipulimin nga Xhahili i Surrelit, ndrikull Hajnia dhe kupola e konfliktit te interesit kane bere qe Shqiperia sot te jete per numrin e te semurve, qe lengojne me covid-19 ne shtepite e tyre ne proporcion me popullaten, spitali me i madhe i globit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ne Shqiperi sot nga Vermoshi ne Konispol dergjen ne shtepite e tyre me covid-19 dhjetra mijra te semure, qindra por dhe mijra prej tyre ndahen nga jeta pa asnje ndihme mjeksore. Kjo sepse Shqiperia ndonese vendi me numrin ditor te te infektuarve me te larte ne bote pas Malit te Zi, me urdher te Xhahili te Surrelit ka numrin me qesharak dhe me te ulet ne bote te shtreterve covid dhe po me urdher kriminal te tij ajo ka numrin me te ulet ne bote te shtrimeve ne spital. Keshtu Shqiperia me 7739 raste javore ka shtruar gjithsej me pak se 100 raste ne 7 dite.

Ne Shqiperi numri i te shtruarve ne dite ne spitale mbahet i fshehte nga Xhahili i Surrelit, ndrikull Hajnia dhe kupola e konfliktit te interesit por nga data 8 gjer ne daten 14 shkurt me gjithe 7739 raste te reja ne Shqiperi numri i te shtruarve ne spitalet covid u rrit nga 499 te shtruar qe ishin me dt 8 shkurt ne 531 te shtruar pra u rrit me 34 te shtruar me shume ne 4 spitalet covid me dt 14 shkurt. Kurse Franca me 82 mije raste javore ka shtruar ne spitale javen e fundit 10037 raste. Krahsimi deshmon dallim dramatik.

Ne keto te dhena deshmi e keqmenaxhimit ekstrem te pandemise qendron:
1 – Shkaku themelor i 6049 vdekjeve te teperta ne Shqiperi gjate vitit 2020 me te cilat Shqiperia renditet e para ne bote pas Meksikes dhe Peruse. Po ne keqmenaxhimin ekstrem te pandemise nga Xhahili i Surrelit, ndrikull Hajnia dhe kupola e konfliktit te interesit qendron:

2 – shkaku i numrit ditor te rasteve me covid 19 me i larte ne bote ne Shqiperi pas Malit te Zi, megjithse Shqiperia ka nder testimet me te ulta ne bote.

Keto te dhena deshmojne gjithashtu:

1 – keqmenaxhimin ekstrem kriminal te pandemise nga Xhahili i Surrelit, Ndrikull Hajnia dhe kupola e konflikti te interesit e deshmon mbajtja e numrit qesharak me te ulet ne bote te shtreterve per trajtimin e te semurve me covid-19

2 – rrezikun e madh qe perben per jeten e mijra e mijra te semureve mos shtrimi i tyre ne spital

3 – rrezikun e jashtezakonshem qe perben per shqiptaret perhapja e lire e covid 19 nga qendrimet kriminale te papergjegjshme te Xhahilit te Surrelit ne menaxhimin e Pandemise se covid19 te bazuara ne vjedhjet, mashtrimet dhe manipulime.

Duke denuar me ashpersine me te madhe keqmenaxhimin ekstrem te pandemise ne vendin tone, kerkoj:

1 – shkrirjen e menjehershme te kupoles se konfliktit te interesit qe perdor menaxhimin e pandemise ne funksion te suksesit imagjinar te Xhahilit te Surrelit dhe krijimin me urgjence te,

2- Komitetit Kombetar per menaxhimin e pandemise se covid 19 te kryesuar nga presidenti i republikes.

3 – Krijimin e Komitetit te Eksperteve me specialiste te shquar, vendas dhe te huaj jashte çdo konflikti te interesit qe do keshilloj Komitetin Kombetar.

4 – Kerkesen nga Avokati i Popullit te nje hetimi nderkombetar per pergjegjesit e keqmenaxhimit ekstrem te pandemise covid-19 ne Shqiperi. sb

Ndani këtë artikull