Ad imageAd image

Befasojnë shkencëtarët: Shkretëtira e Saharasë është rritur me 10%

1 min lexim

Saharaja është shkretëtira më e madhe në botë dhe tani një studim i ri i realizuar nga Universiteti i Merilendit tregon se, madhësia e saj është rritur afërsisht me 10% që prej vitit 1920.

Kjo i detyrohet efektit të kombinimeve të ndryshimeve klimaterike dhe të cikleve natyrore të vetë klimës.

 

- reklamë -
Ad imageAd image

Sipas autorëve të këtij kërkimi ndryshimet klimaterike po sjellin që shkretëtirat subtropikale të shtrihen deri në veri.

 

Edhe pse Saharaja ndodhet në një lartësi më të madhe nuk e bën imune ndaj kësaj dukurie. Shkencëtarët pohojnë se një e treta e shtrirjes i detyrohet këtyre ndryshimeve klimaterike, të tjera shkaktohen nga vetë ciklet klimaterike natyrore.

 

Ajo që i atribuohet ndryshimit klimaterik është edhe ndryshimi që vjen si pasojë e modeleve të shtrirjes së Saharasë.

 

Zakonisht shkretëtira shtrihej gjatë dimrit të thatë dhe zvogëlohej gjatë verës që ishin më të lagështa.

 

Fakti që muajt e verës janë më të nxehtë ka bërë që një 13% e shtrirjes totale që ka ndodhur gjatë një shekulli të jetë prodhuar kohët e fundit nga periudhat veriore, diçka e papritur kjo. 

Ndani këtë artikull