Ad imageAd image

11 Dhjetori/, Berisha: Thirrje të gjithë delegatëve të bashkohen me ne në Ditëlindjen e PD-së!

1 min lexim

 

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha i ka shprehur sot falenderimin e tij, delegatëve demokratë të qarkut të Fierit që kanë mbrojtur procesin e mbledhjes së firmave për Kuvendin e 11 Dhjetorit. Po ashtu, Berisha i ka bërë thirrje të gjithë delegatëve të bashkohen në këtë Kuvend Kombëtar që e cilëson si “ditëlindja e PD-së”.

“Falenderoj nga zemra delegatët firmëtarë të degëve Fier, Patos, Mallakastër dhe Roskovec, – shkroi Berisha në Fb, – për guximin dhe dinjitetin në administrimin dhe mbrojtjen e procesit të mbledhjes së firmave për Kuvendin e datës 11 Dhjetor, sikundër u bëj thirrje të gjithë delegatëve të bashkohen me ne në Ditëlindjen e Partisë Demokratike! Të bashkuar drejt Fitores!” përfundon mesazhi

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull