Ad imageAd image

15 vjet nga vizita e George W. Bush në Tiranë, Berisha poston foton e veçantë

1 min lexim

 

Ishte 10 qershor 2007, kur në Shqipëri do të shkelte për herë të parë një president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

George W.Bush në krah të kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha, do të përcillte mesazhe të forta për Shqipërinë dhe Kosovën.

- reklamë -
Ad imageAd image

Dy momentet klumore të kësaj vizite, ishin deklaratat e Bush se Kosova do të ishte shtet i pavarur dhe Shqipëria anëtare e NATO-s, ngjarje të cilat u realizuan në harkun e një viti.

Në këtë ditë të shënuar, kryetari i PD dhe ish-kryeministri që priti George W.Bush në Tiranë, Sali Berisha ka publikuar një foto të veçantë me ish-shefin e Shtëpisë së Bardhë.

“Në 15 vjetorin e vizitës së presidentit George W. Bush në Shqipëri. Nderim mikut tonë të madh”, shkruan Berisha

Ndani këtë artikull