Ad imageAd image

83 kuti të numëruara nga 114, LSI drejt marrjes së mandatit në Berat

2 min lexim

 

Pas vendimit të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) që të rihapen kutitë në qarkun e Beratit dhe të numërohen sërish votat, procesi nisi dje rreth orës 14:00 të ditës së sotme por u mbyll në mbrëmje, dhe rinisi sot prej orës 09:00 të mëngjesit.

Nga 83 kuti të numëruara deri tani diferenca midis PS dhe LSI është 65 vota. Mësohet edhe se LSI-ja në këto kuti ka rikuperuar 12 vota.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Për të ndryshuar mandatin nevojiten sërish vota për LSI, por KAS mund të vendosë të hapë edhe pjesën tjetër të kutive të Beratit. KAS la të hapur mundësinë e rinumërimit edhe të pjesës tjetër në rast se provohet deformim rezultati, pra ngushtim të differencës apo ndryshim rezultati.

Nga 46 kutitë e hapura një ditë më parë nuk pati ndryshim rezultati për qarkun Berat, ndërsa LSI rikuperoi vetëm 3 vota e PS humbi 6 vota.

KAS mori vendimin një ditë më parë që të rihapen 114 kuti në qarkun e Beratit dhe të numërohen sërish votat. Nga 114 kuti votimi që duhet të hapen në total, vetëm 46 u rinumëruan, ndërsa rezultoi se diferenca mes PS dhe LSI ishte 74 vota, ndërsa më parë ishte 77 vota, të cilat i duhen LSI-së që të fitojë mandatin

Ndani këtë artikull