Ad imageAd image

A keni frikë nga SPAK siç ju akuzon Edi Rama? Ja çfarë thotë Lulzim Basha

1 min lexim

Në konferencën për mediat që u mbyll pak çaste më parë kreu i opozitës Basha u pyet edhe për deklaratat e shpeshta të Edi Ramës, sipas të cilit e gjithë kjo që po bën opozita ka lidhje me frikën ndaj “SPAK”.

Gazetarja e pyeti Bashën, nëse ai vetë personalisht ka frikë nga krijimi i këtij organi të drejtësisë i cili do të godasë pikërisht politikanët dhe zyrtarët e korruptuar.

“Mungesa e SPAK është një nga veprat më tinëzare të Edi Ramë, Opozita e ka votuar me vullnet të plotë krijimin e tij, por Edi Rama e ka sabotuar funksionimin në kohë, pasi ai vetë dhe qeveria e tij e zhytur në korrupsion të jashtëzakonshëm, janë ata që do të jenë subjektet e para të SPAK”, deklaroi për këtë çështje Lulzim Basha.

- reklamë -
Ad imageAd image
 
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull