Ad imageAd image

Afera 5 mln euro e rrugës Korçë – Ersekë: Pse e tmerron fjala ‘vjedhje’, Edvin Hajdutin!

2 min lexim

 

Nga Sali Berisha.

Për të vjedhur bëjnë gjithçka! Pjesa e dytë e aferës 5 milionë euro e rrugës Korçë – Ersekë! Ja pse e tmerron fjala vjedhje Edvin Hajdutin dhe çetën e hajnave të tij!

- reklamë -
Ad imageAd image

 

1 – 5 milionë euro për km, rikonstruksioni i rrugës ekzistuese Korçë-Ersekë

2 – 1,2 milionë euro për km është ndërtuar autostrada Lushnjë – Fier në 2005-2007.

 

3 – 1,77 milionë euro për km, “baypass” i Fierit me parametrat e mëposhtme që u tenderua me 39 milionë euro apo me 1,77 milionë euro km në vitin 2011, kredi e BEI dhe BERZH.

Gjatesia 22 km, autostradë.

Shpejtësia e projektimit 120km/orë.

Gjerësia e rrugës 22 m (2×2 korsi).

3 ura me gjatësi 80 m.

21 nënkalime (mjetesh dhe hekurudhore).

4 nyje me 2 nivele.

2 gjysmë kryqëzime (semi-svincolo).

2 zona me nga 25.000 m2 secila për shërbime dhe pikë informacioni për turistët.

Kështu, rikonstruksioni i rrugës ekzistuese Korçë-Ersekë me dy korsi kushtoi 4 herë më shumë për kilometër se sa autostrada me katër korsi Lushnjë – Fier dhe rreth tre herë më shumë për kilometër se sa “baypass” i Fierit me katër korsi dhe 22 metra gjerësi dhe të gjitha veprat e tij të artit si tre ura me gjatësi 240 m dhe 21 nënkalime edhe hekurudhore. Edvin Hajduti kalon nga një vjedhje kampion në një tjetër vjedhje kampion. Prokuroria është e partisë.

Ndani këtë artikull