Ad imageAd image

Afera e djegësve/ Kryemadhi publikon fakte të reja: Rama para drejtësisë

1 min lexim

 

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka vijuar me denoncimin e aferës së inceneratorëve.

Në një bashkëbisedim me gazetarët ka sjellë sot para medias, me pamje fakte të reja, pas 180 ditëve filmime.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Në filmimet e zhvilluara nga korriku 2022 deri në janar të 2023 provohet e kundërta e deklaratave të kryeministrit Rama në Komisionin Hetimor për inceneratorët.

 

Kryeministri deklararoi se në inceneratorin e Tiranës bëhet ndarja në burim, riciklimi dhe më pas djegia, por nga pamjet që ka siguruar Partisë e Lirisë, në inceneratorin e Tiranës bëhet vetëm kapsulimi.

“Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të dalin të dy para drejtësisë për aferën e inceneratorëve. Deklaratat e tyre në Komisionin Hetimor janë gënjeshtra dhe për veprimet dhe deklarimet e tyre duhet të dalin bashkë. Edi Rama dhe Erion Veliaj në dy kokat kryesore të grupit të strukturuar kriminal të aferës së inceneratorëve”, tha Kryemadhi.

Ndani këtë artikull