Ad imageAd image

Akuza e fortë e Berishës: Kreu i Kishës ruse erdhi për t’i sjellë Ramës një mesazh

1 min lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se kreu i Kishës Ortodokse ruse që vizitoi Tiranën, pak ditë më parë erdhi për t’i sjellë një mesazh kryeministrit Rama.

Berisha: Edi Rama e dinte që ai e kishte vizitë politike dhe jo kishtare.

Zheji: Çfarë mesazhi mund t’i çonte Ramës Putini?

- reklamë -
Ad imageAd image

Berisha: Fuqia korruptive ruse ka kufi vetëm qiellin. Mos e harroni këtë. Ai u prit jo si kryeministër i një vendi pluri-religjioz, por u prit sikur Kryeministria të ishte një kishëz ortodokse. Nuk ka rastësi në protokolle. Mediat nuk u ndalën tek kjo. Ai nuk shkoi për të bekuar Edi Ramën. Ai e di se Edi Rama është i pafe. Mund të jetë bërë mysliman tani. Ky e shndërroi zyrën sikur po e priste në Kishë.

Ndani këtë artikull