Ad imageAd image

Akuza e fortë e Berishës ndaj qeverisë: Po shkelni embargon, anija ruse po shkarkon tuba!

1 min lexim

 

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha, ka denoncuar me forcë sot nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria po shkel embargon e vënë ndaj Rusisë duke lejuar anijet ruse të shkarkojnë mallrat në portin e Durrësit.

“Kërkoj rezolutën, – theksoi me forcë Berisha, – sepse ju po shkelni embargon, po shkarkohen anije ruse në kundërshtim me embargon në një kohë kur bota e shpall Putinin, kriminel lufte! Ju vazhdoni të mashtroni dhe shkarkoni anijet ruse dhe thoni se është grurë. Nuk është grurë, janë tuba! Po shkelni embargon.”

- reklamë -
Ad imageAd image

Pas kësaj deklarate të fortë, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën ish-Kryeministrit Berisha dhe i mbylli mikrofonin për të mos lejuar të vazhdonte

Ndani këtë artikull